Ekspertët për punësimin, Erion Muça dhe Ergesta Stërmasi, analizuan në Top Talk Economy tendencën e të rinjve për të zgjedhur profesionet, bazuar në kërkesat që ata kanë. Ata u ndalën tek maturantët të cilët tashmë janë përpara zgjedhjes së profesioneve të tyre, por a do të vijojë sërish tendenca disavjeçare për degët më të kërkuara. Ekspertët renditën edhe profesionet më të paguara, të cilat të rinjtë i shohin si synim, por duke shkaktuar edhe problematika në shumë profesione që nuk po zgjidhen më. Ata ndanë në Top Talk Economy edhe disa këshilla për të rinjtë, si duhet të veprojnë ata. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni