Pjesa dërrmuese e vendit është përfshirë sot nga reshje dëbore. Këtë të martë, në të gjithë qarkun e Shkodrës janë rikthyer reshjet e dëborës. Në qytet, bora po vijon por pa densitet. Ndërkohë në Pukë këtë mëngjes është zbardhur i gjithë qyteti dhe fshatrat. Disa centimetra borë raportohen edhe në zonat turistike të Thethit dhe Razmës ndërsa në Dukagjin densiteti i reshjeve të dëborës është më i lartë.