Reshjet e borës kanë zbardhur fshatrat turistike të Voskopojës dhe Dardhës, si dhe qafën e Qarrit. Reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë në zonën e Dardhës ku trashësia e borës nga km 8-16 varion nga 15-20 cm. Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal rrugët janë të hapura dhe nuk ka asnjë problem në qarkullimin e mjeteve. Është punuar për pastrimin e tyre me dy borëpastruese në Dardhë, një në Voskopojë dhe një në Qafën e Qarrit. Reshjet e borës në Dardhë vijojnë të jenë prezente por me intensitet të ulët.