Reshjet e dëborës kanë përfshirë qytetin e Bulqizës që prej ditës së djeshme. Deri tani, trashësia ka arritur deri në 3 centimetër në qytet dhe në 20 centimetër në zonat e thella, kryesisht në njësitë administrative Trebisht, Ostren dhe Martanesh. Top Channel ka siguruar pamje të rrugëve “të zbardhura” pasi dëbora i ka dhënë një pamje më të bukur qytetit. Mëngjesin e sotëm, ka pasur prezencë të ngricave në rrugë si pasojë e uljeve të temperaturave. Për pasojë, automjetet janë detyruar që të vendosin zinxhirët për të kaluar në disa rrugë rurale. E njëjta situatë është dhe në rrugën e Qafë Buallit, ku kalojnë mjetet e transportit të minatorëve dhe transportit të Kromit.