Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, u vu në pranga mbrëmjen e së shtunës në aeroportin e Rinasit pasi SPAK e dyshon për dy vepra penale “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish klubit sportiv Partizani. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi masën “arrest me burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe “detyrim paraqitje” e bllokim pasaporte për Berishën, pas kërkesës së SPAK. Për biznesmenin Fatmir Bektashi të dyshuar si bashkëpunëtor rëndon akuza “korrupsion aktiv” dhe GJKKO vendosi masën “detyrim paraqitje”.