TIRANË- Një incident jo i zakonshëm ka ndodhur në lulishten e Kuvendit të Shqipërisë. Top Channel mëson se ka ndodhur një debat i ashpër mes deputetit Halit Valteri dhe përfaqësuesit të PS-së në këshillin Politik, Damian Gjiknuri. Valteri në debat e sipër ka humbur durimin dhe ka tentuar edhe të qëlloj mbi Damian Gjiknurin. Ende nuk dihet se pse ka nisur ky sherr i ashpër, por sot në Kuvend miratohen Ndryshimet në Këshillin Politik dhe mendohet që incidenti të ketë lidhje pikërisht me këto ndryshime.