Dasmoret- Alison Espach; Ishte një ditë e mrekullueshme në Njuport/ Vitrina e librit
07/12/2025 20:15

Alison Espach; Ishte një ditë e mrekullueshme në Njuport, Rod Ajlend, kur një grua e bukur mbërrin në një hotel luksoz e veshur me një fustan mëndafshi. Të gjithë të pranishmit në holl që ishin dhe dasmorë të një eventi kaq madheshtor menduan se ajo ishe thjesht njëra prej tyre. Është kjo fabula me të cilën nis romani “Dasmorët” i Alison Espach. Një prej romaneve bestseller të Nju jork Times. Autorja e romanit përfshin gjithë spektrin e emocioneve që shoqërojnë angazhimin e përjetshëm nga humori tek egocentrizmi e deri te dhembshuria e thellë. Në roman ndërthuret me mjeshtëri drita dhe errësira ku në thelb qëndron një rrëfim për një takim të rastësishëm që ndryshon gjithcka. -Nadja - Andre Breton; Sapo është hedhur në treg libri me titullin “Nadja”, e autorit të njohur Andre Breton, një nga kryeveprat e letërsisë surrealiste franceze. “Nadja” konsiderohet si një nga veprat më përfaqësuese të surrealizmit. Nje shpirt endacak në kufijtë e marrëzisë, gruaja-fëmijë, fort e dashuruar, e paperceptueshme, apo dhe enigma e përjetshme e çdo burri, Nadja eshte një fantazëm që frymëzon poezi.

BILETA Portokalli - Bileta