Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë e ftuar në studio mjekja psikiatër Arjana Rreli. Një vështrim rreth rasteve të shtuara të problemeve të shëndetit mendor. Jeta e doktoreshës në Tiranën e dikurshme, raporti me babain, dashuria, dy lidhjet me shkuesi dhe sot një gjyshe e lumtur me mbesat e saj. Një interviste me plot emocion dhe plot kuriozitete. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.