Galeri Info Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë i ftuar në studio këngëtari i njohur i viteve 80-90 Adhurim Demiri. Një rrëfim jete, grupet e këngëtarëve të liqenit, këngët e famshme me emrat e vajzave në qytet. Demiri flet gjithashtu për debutimin ne festival por një pjesë e rëndësishme është dhe jeta e tij. Burgosja e babait, vuatjet në familje dhe jeta e re në austri. Një intervistë me shume emocione. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.