Deputetët e opozitës mbërrinë në ora 8 të mëngjesit për të zënë të parët radhën para portave të kuvendit. Por garda ishte ndërkohë aty për tu kujdesur që rrugët e opozitës të ishin të mbyllura dhe ato të mazhorancës të sigurta. Dy palët u rreshtuan në kordone për rreth dy orë derisa deputetët e mazhorancës shfaqeshin si “heronjtë” e një filmi aksion, duke parakaluar në rrugicat që çojnë te portat e Kuvendit. Flamur Noka nuk e ndali vrapin në përpjekje për të kordinuar fortifikimin e opozitës rreth e rreth godinës së kuvendit. Disa përplasje fizike ndodhën, sigurisht, siç ndodh në çdo film aksion me bujë. Ndërsa deputetët e mazhorancës, vraponin për të gjetur hapësira që mund tiu kishin shpëtuar palës tjetër.