Dan Hutra ka treguar përgatitjet dhe gjithë dinamikën për vrasjen e tre grave dhe plagosjen e 3 të tjerave mesditën e së mërkurës. Përballë hetuesve 40-vjeçari është treguar gjakftohtë dhe në asnjë moment nuk ka shfaqur pendesë për krimet e kryera dhe ka treguar me gjakftohtësi planin e përgatitur që në burg. Gazetare: Luçiana Hulej