Të dhënat e Censit, thonë se 48 mijë shqiptarë apo 2.2% e popullsisë në Shqipëri nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë. Kjo është një rënie e lehtë nga viti 2011, në atë kohë kur analfabetizmi ishte i përhapur në 2.8% të popullsisë. Ky fenomen është më i përhapur tek femrat sesa tek meshkujt. Të dhënat janë nxjerrë nga censusi 2023. Gjatë një periudhe 12-vjeçare ka një rënie me 40 % të numrit të analfabetëve. Gazetar: Gerald Qerimi