Dalin pamjet, zjarrvënësi “serial” i Durrësit/ U vë flakën makinave dhe një tende lokali
10/01/2020 15:05

Një 26-vjeçar në Durrës ra në pranga fill pas zbardhjes së një sërë rastesh të zjarrvënies së qëllimshme, për të cilat i riu dyshohet si autor. Kështu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 26 vjeç, lindur dhe banor i lagjes nr. 18, në Durrës. Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka djegur dy automjete në lagjen nr. 11, në Durrës dhe një tendë lokali në lagjen nr. 6, në Durrës, konkretisht mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetases A. L., mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. Sh., si dhe tendën e lokalit, në pronësi të shtetasit S. M. Nga veprimet e kryera prej disa javësh me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa zjarrvënieve të ndodhura përgjatë vitit 2019, konkretisht: Më datë 07.01.2019, në orët e para të mëngjesit, dyshohet të ketë djegur motoçikletën në pronësi të shtetasit H. L. Më datë 10.01.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 8, në Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën në parkim dhe ka pësuar dëmtime të pjesshme mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit L. Z. Më datë 12.03.2019, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr. 4, në Durrës, dyshohet t’i ketë vënë flakën dhe është djegur pjesërisht pjesa e brendshme e mjetit tip “Ford Kuga”, në pronës të shtetasit SH. B. Në datë 03.04.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. D. Po në orët e para të mëngjesit të datës 03.04.2019, dyshohet se i ka vanë zjarrin mjetit tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit H. Q. Më datë 22.05.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 15, në Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit T. Q. Më datë 09.08.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 15, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetin tip “ Opel”, në pronësi të shtetasit M. S. Më datë 08.10.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën mjetit tip “Renault Megana”, në pronësi të shtetases R. Gj. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Top Channel/ Drino mbulohet nga mbetjet! Ndotje alarmante në Gjirokastër, rrezikohet edhe lumi Vjosa
10/04 12:29
Top Channel/ Nafta rrit kostot, transporti paralajmëron rritje çmimesh dhe faliment
10/04 12:28
Top News- Veliaj ankimim në Kushtetuese kundër GJKKO: Procesi në shkelje të rëndë
10/04 12:10
Top Channel/ ‘Nuk flas për ministrat e tjerë’, Hoxha për Integrimin: S’ka mungesë trasparence por…
10/04 12:09
Top News – Përplasjet Kosovë-Serbi në OKB/ SHBA- Trump pret zotim për dialog, e vetmja zgjidhje
10/04 12:09
Top News-Monitorim tregut të fruta-perimeve. Ibrahimaj: Ndërhyrje nëse do të vijojë rritja e çmimeve
10/04 12:08
Top Channel/ Veliaj ankohet në Kushtetuese, kërkon edhe shfuqizimin e disa neneve të ligjit të SPAK
10/04 12:06
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, fluksi lartë hyrje-daljesh në Kakavijë,mbi 10 mijë persona në 24 orë
10/04 12:02
Top News – Kuçova sulmon Iranin? SHBA e përdor bazën vetëm me leje të NATO-s
10/04 11:57
Top News-Nis zbatimi i sistemit EES në Shengen/ Jo më vulosje pasaportash, kontrollet elektronikisht
10/04 11:51
Top News- INTERPOL arreston shqiptarin në Kolumbi, kush është Florindi, terrorizoi “Marbellan”!
10/04 11:45
Top News- Festivali ‘Roma Romale’ në Roskovec, aktiviteti i komunitetit rom që po kthehet në traditë
10/04 11:36
“Fiori, t’i them nja dy gjëra unë, apo…”/ Dash Shehi pasi ‘u ngacmua’ live: As e mbaj mend fare…
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top News – ‘Më e keqja po vjen për Ukrainën’ / Armëpushim për Pashkë por lufta ndizet në vijim
10/04 11:19
Top News- Dako rekurs në Gjykatën e Lartë, kundërshton ditët që u rikthye në qeli nga GJKKO
10/04 11:11
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00