“Dhe dielli do të lindë përsëri” ishte një ndër shprehejet e kryeministrit Rama tetorin e pesë viteve më parë kur kretët e Bashkimit evropian diskutonin në Bruksel për datën e çelejes së negociatave me Shqipërinë dhe maqedoninë e veriut. Mazhoranca dhe kryeministri patën lajmëruar çeljen e negociatave në vitin e parë të mandatit të parë. Por rruga do të ishte shumë e vështirë e me shumë pengesa. Afatet që vendoste kryeministri nuk përkuan me axhendën e Brukselit. Negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian u hapën me të vëretë këtë të martë më 15 tetor, me çeljen e kapitullit të parë.