Curri zbulon hetimin e SPAK për “non gratën”: Para e frikshme dixhitale “shqiptare” nga Qipro
28/04/2025 22:54

Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi 250 mijë dollarëshe ne muaj, per dy vjet me një firmë në Uashington DC, e cila në 24 muaj do të kushtojë në total 6 milionë dollar. Kontrata që tashmë është publikuar në media, jep edhe serinë e detajeve se çfarë ka negociuar numri 2 i PD, Flamur Noka dhe kompania Continental Strategy dhe ish këshilltarit të presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të ‘Continental Strategy’. Një prej drejtuesve në kompani është edhe Katie Ëiles, vajza e Susie Ëiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump në 2024, bashkëpunëtore e ngushtë e Chris LaCivita. Selia blu tha zyrtarisht dje se nuk do ta paguajë vetë partia, por nga fondacioni “Make Albania Great Again”, një organizatë e krijuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan. “Komuniteti shqiptaro-amerikan ka marrë përsipër të mbulojë 100% të kostos financiare të kësaj nisme. Në kontratë thuhet se garantor i shumës në rast se pala që ka firmosur nuk paguan do të jetë Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, që jeton në Neë York. Seci është anëtar i kryesisë së degës “Vatra Mëmëdheu” në Nju Xhersi të SHBA-ve, dega më e re e hapur në vitin 2025. Sipas kushteve të kontratës së publikuar ajo ka si qëllim krijimin e marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në kontratë thuhet se firma bie dakord t’i ofrojë PD-së shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh si krijimi i marrëdhënieve me aktorë kyç në degët ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave; ofrimi i mbështetjes për promovimin e demokracisë, nismave kundër korrupsionit dhe reformave qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri; përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhënie me qeverinë, avokim të politikave, shërbime ligjore dhe angazhim të aktorëve të interesit në përputhje me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Kjo është kontrata e dytë brenda pak muajsh që PD-ja nënshkruan me njerëz të afërt të Donald Trump, pas mbërritjes në Shqipëri të një prej dy strategëve të Presidentit të SHBA, Chris Lacivita. Pas publikimit në media të kësaj kontrate, Prokuroria e Posaçm, SPAK njoftoi se ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike. Kush do t’i paguajë parëtë për Partinë Demokratike? A do t’ia dal PD të heq non gratën e Berishës dhe të normalizojë marrëdhëniet me administratën Trump? Si do të ndikojë ky lobim në zgjedhjet e 11 majit?

SPAK shokon politikën! Goditje të forta përpara verës! Dalin provat, si u vodhën votat brenda partisë?
12/06 23:30
Sherr i fortë në studio për zgjedhjet, Dudushi e Anri Bala kundër Kokës, Lelës e Sulos: Jo mor burrë!
12/06 23:09
“Kjo video rrëzon zgjedhjet”, Koka: Ja ku është më fakte, me prova! Dudushi: Fëmija bën trenin bullgar?!
12/06 23:08
Vangjeli trondit panelin: SPAK ka kilometra me pergjime në aksin Durrës-Tirana-Fier, do shkundet Rama
12/06 22:54
“S’ke turp, o Anri!”, Lela ngre tonet, gazetari: Si thua 7 vota të qelbura? Keni vjedhur njëri-tjetrin
12/06 22:48
Anri Bala nxjerr videon: Treni bullgar i PD me Tabakun! Lela: E ke marrë nga PS, i vodhëm në zgjedhjet!
12/06 22:45
“PD shtyn verën me 40°C…”, Dudushi ironizon, Lela e ndërpret: Je cinik, por biem dakord në një pikë…
12/06 22:35
PD kërkon hapjen e kutive, “përplasja” e Alimehmetit me Tabakun, Lela tregon porosinë e Berishës
12/06 22:32
Çfarë ndodhi në ajër? Nga pilotët e dehur të frika për sabotazh! Kush i vrau 2 inxhinierët e Boeing?
12/06 22:31
Pse lutemi në avion kur ka turbulenca? Indiani jep mesazhin e jashtëzakonshëm lidhur me fenë islame
12/06 22:03
Stjuardesa shpëtoi pas rënies nga 10 mijë metra! Historia e jashtëzakonshme e rrëzimit të avionit
12/06 21:57
“Dy punonjës të Boeing u vranë se kishin denoncuar problemet”, prapaskena e frikshme me kompanisë ajrore
12/06 21:52
“Sabotazh?! Boingu do të tronditet”, specialisti ngre alarmin: Aksident banal, pilotët humbën kontrollin
12/06 21:49
“240 ton, përbindëshi ajror shpërtheu”, specialisti Baçi: Pilotët pijnë alkool, mund të jetë tejkaluar pesha…
12/06 21:42
“Në avion vdiq kryeministri…”, Indiani që jeton në Shqipëri përshkruan situatën në qytetin ku ra avioni
12/06 21:32
Tragjedia ajrore me 241 viktima në Indi, specialisti: Çfarë shkoi keq?! Veprimi i pilotit…
12/06 21:28
“Gruaja rrëmben fëmijën në mes të marketit”, psikologia: Zonja duhet trajtuar mendërish për sjelljet…
11/06 23:50
“U për*unua nga një familje të fortësh”, Duma dhe Pulaha kujtojnë rastin: Familja e saj kishte turp…
11/06 23:40
Nga Juliana Hoxha tek Bleona Mata, gazetarja rendit listën e fëmijëve të humbur në Shqipëri
11/06 23:30
“E kapi vajzën time për dore”, detektivja: Zbulova gruan e Policit që rrëmben fëmijët në Tiranë
11/06 23:20