Nga Uashingtoni në Budapest, nga Roma në Stokholm… një valë e re politike po merr formë. E djathta konservatore po kthehet më e fortë, më e zëshme, më e vendosur se kurrë. Në një botë të trazuar nga migrimi, krizat ekonomike dhe frika për identitetin kombëtar, politikanët që dikur shiheshin si ekstremë… sot janë në qendër të pushtetit. I konsideruar si figura më polarizuese në politikën amerikane moderne, Donald Trump ndryshoi rrënjësisht diskursin politik në SHBA. Me sloganin “Make America Great Again”, ai solli një kthesë të fortë drejt nacionalizmit ekonomik, kufizimeve migratore dhe goditjes së globalizmit." Rikthimi i së djathtës nuk është më thjesht një lëvizje periferike. Është realitet politik. Për disa është shpëtim, për të tjerë – rrezik. E ardhmja… do të shkruhet mes përplasjes së ideve dhe votës së qytetarëve. Në këtë peizazh të trazuar, konservatorët po ofrojnë një premtim: stabilitet, rregull, dhe një kthim te vlerat 'e harruara'. Por me çfarë çmimi? A do të vazhdojë e majta të ndjekë politikat e saj tradicionale, apo do të përshtatet?