Në orën 18:00 opozita pritet të nisë protestën kombëtare të cilën kryetari i PD-së Sali Berisha e ka cilësuar fillimi i mosbindjes civile pa kthim deri në atë që e quan krijimi i qeverisë teknike dhe shkuarja drejt zgjedhjeve me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën kryeministër. Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, i kërkon 4 orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Në shkresë kërkohet vetëm leje për zhvillimin e protestës para kryeministrisë, por jo itenerari që do të ndjekin. Policia bllokon lëvizjen e qytetarëve në 15 akse të bllokuara. Shqipëria Live, një emision nga Sidorela Gjoni, dedikuar çdo ngjarje që ndodh në vendin tonë dhe trevat shqipfolëse. Të ftuar, lidhje live, analiza, materiale ekskluzive, raportim nga terreni të ngjarjeve, pasqyrohen çdo ditë në orën 12:45 deri në orën 15:00 në ekranin e Top Channel. Autore dhe moderatore:Sidorela Gjoni