Në një deklaratë të fundit, Sali Berisha i quajti pjesëmarrësit e protestës së fundit “forcat e kryengritësve të armatosur”, duke ndryshuar narrativën nga protesta e 20 Shkurtit, që ishte prezantuar si paqësore.Por çfarë do të thotë realisht termi “kryengritje”? Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, kryengritja është luftë e armatosur kundër pushtuesve ose regjimeve shtypëse. Ky ndryshim i gjuhës ngre pyetje të mëdha: pse një tubim qytetar që dikur ishte i qetë tani përshkruhet si luftë e armatosur?