Takimi mes liderit rus Vladimir Putin dhe atij të Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka krijuar një shqetësim edhe më të madh për vendet perëndimore. Vizita e Putin në Kore që u shoqërua edhe me marrëveshjen e mbrojtjes (pra nëse sulmohet Rusia vjen në mbrojtje Korea dhe anasjelltas) po e bën situatën gjeopolitike edhe më të agravuar. Por Kim Jong Un nuk është i vetmi lider që ka një peshë në arenën ndërkombëtare që është pozicionuar krah Putin. Rusia në rast lufte duket se ka me vete edhe fuqi të tjera të mëdha si Irani apo Kina. Të gjitha këto shtete kanë mundësi të furnizojnë me armë Rusinë kur të jetë nevoja, për t'i përdorur në frontet e luftës. Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj