Padurimi i Shefqet Mashit nëse do të shpallej apo jo fajtor nga Gjykata, për vjedhje të energjisë, e ndihmoi të kapërcejë edhe frikën nga Covid-i. Por, në hyrje të Gjykatës ai u njoftua se procesi ndaj tij shtyhet pasi disa gjyqtarë të kryeqytetit janë prekur nga Covidi. Gjykata e Tiranës me të dyja dhomat penale dhe civile kanë mbyllur dyert nga kjo e premte deri në datën 27 nëntor. Në detyrë janë avokatët që do të përfaqësojnë masat e sigurisë. Më herët nga Covidi kanë pezulluar proceset e themelimit dhe Gjykata e Beratit, Durrësit dhe Vlorës që shqyrtojnë vetëm arrestet.