Rreth 500 ushtarakë shqiptarë dhe familjarë të tyre, por edhe studentë që studiojnë në akademitë ushtarake në vendet e NATO-s, gëzojnë shëndet të plotë dhe vijojnë shërbimin e tyre në misionet e Aleancës apo përfaqësitë tona diplomatike. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i SHPFA, gjeneral brigade Bardhyl Kollcaku, përmes një videokonference me përfaqësuesit më të lartë ushtarakë shqiptarë në strukturat dhe misionet e Aleancës apo atashetë ushtarakë në vendet e prekura më rëndë nga COVID-19 u interesuan për shëndetin e tyre dhe të familjeve.