Vetëm 1 rast pozitiv në 24 orët e fundit është konfirmuar në vend. 15 të shëruar në 24 orët e fundit. 78% e të prekurve tashmë janë të shëruar Dr. Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet: Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Në vend vazhdon shfaqja e rasteve sporadike, ndërsa situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Marrja në kohë e masave, respektimi i distancimit fizik, ruajtja e higjienes personale kanë rolin kryesor në shfaqjen e një kurbe epidemike të butë.