Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 117 raste të reja me Covid-19. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë si pasojë e koronavirusit. Pas rritjeve të rasteve ditore të ditëve të fundit, rritja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive e kanë vendosur sistemin shëndetësor në gatishmëri të shtuar. Por në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë apelon për bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e rregullave, që të kufizohet përhapja e COVID 19.