Ka shkuar në 712 numri i të prekurve në vend nga CoVid-19. 34 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, 18 prej tyre në Krujë, 6 raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.