Ka shkuar në 416 numri i i të prekurve nga covid-19 në vend. 17 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 182 numri i të shëruarve Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet: Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste.