Ka shkuar në 400 numri i të prekurve në vend nga covid-19. 17 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit. Dr. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet: Në vijim të komunikimit të përditshëm, ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste.