Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shënuar 4 viktima dhe 92 raste të reja. Mes viktimave është edhe një 31 vjeçar që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID.