BERAT- Një lokal në Berat është gjobitur me 1 milion lekë për shkak se ka lejuar të kryhet një festë mature në kundërshtim me urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së Covid-19. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë bllokoi zhvillimin e këtij aktiviteti masiv në ambiente të mbyllura dhe pa masa sigurie. Në bashkëpunim me ISSHP, pronari i këtij lokali u gjobit me gjobë 1.000.000 lekë, pasi ka shkelur masat kufizuese të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.