Pas vendosjes së masave shtërnguese nga qeveria bashkitë e vendit janë angazhuar për respektimin e masave ndaluese në lëvizjen e njerëzve dhe qarkullimin e mjeteve të paautorizuara me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nëpërmjet një video mesazhi drejtuar qytetarëve të Kavajës Kryetari i Bashkisë Redjan Krali ju kërkon që të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme.