Punë Pa Teka ka nisur sezonin e dytë televiziv në Top Channel. Çdo të shtunë në orën 17:30 në ekranin e të gjithë shqiptarëve do të rikthehet cikli i reportazheve që ka në fokus një ditë pune në profesione të ndryshme, e xhiruar në detaje dhe me vërtetësi. Në autorësinë dhe moderimin e Kristi Gongo, ajo do të vijojë të përveshë mëngët e do të përcjellë ndjeshmërinë e ditës së parë të punëve të pazakonta. Kristi u bë një bareshë dhe u kujdes për delet në mal. Ajo provoi të gjitha proceset e punës, deri në shpërndarjen e tyre. Mes natyrës fantastike, realizoi një përvojë të veçantë. Cikli i Reportazheve "PUNË PA TEKA"