Një ankesë ndryshe nga rastet e tjera mberrit në redaksinë e Fiks Fare. Stavri një çoban 33 vjeç ankohet se nuk mund të jetojë i lumtur me bashkëjetuesen e tij Dritën 39 vjeç dhe 5 fëmijët e saj, sepse gjykata nuk po e divorcon Dritën nga burri i parë. Sipas tij seancat gjyqësore po zvarriten dhe ata nuk mund të kurorëzojnë dashurinë e tyre një vjeçare.