Top Story në këtë dokumentar pasqyron sektorin e ndërtimeve në Tiranë, i cili ka ecur me ritme të vrullshme në krahasim me kërkesën. Si janë ulur të ardhurat dhe si në të njëjtën kohë janë shtuar ndjeshëm ndërtimet? Apartamentet mbi çmimet e referencës nga shteti, kullat dhe ndërtimet që shkojnë deri në 4 mijë euro/m2, garazhe mbi 40 mijë euro dhe dyqane deri në 1 milionë euro, janë këto disa nga çmimet më absurde që i gjen sot në Tiranë. Ky dokumentar analizon pagën mesatare dhe pamundësinë për të përballuar blerjen e një shtëpie.