Henrikh Mkhitaryan realizoi një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen ku Manchester United fitoi 3-1 ndaj Sunderland-it këtë të hënë në Premier League. Armeni shfrytëzoi maksimalisht një krosim nga Ibrahimovic, duke e goditur topin me thembër, në një pozicion mjaft të vështirë. Me të vërtetë një kryevepër, që me shumë mundësi do të jetë goli i vitit, të paktën në Premier League.