Kufijtë e Kosovës janë të qartë dhe të caktuar përgjithmonë. Kjo është vendosmëria amerikane e shprehur në Prishtinë, të mërkurën nga sekretarja e SHBA-ve, Hillary Clinton, e cila gjatë qëndrimit në Kosovë erdhi së bashku me shefen e diplomacisë europiane, Catherine Ashton.