Disa artistë të rinj kanë arritur të hyjnë brenda pak muajsh në tregun muzikor shqiptar, kryesisht në fushën rap-it, çka tregon se ka nisur zëvendësimi i brezit të reperëve që dominuan fillimin dhe mesin e viteve 2000. Një prej artistëve të rinj është edhe Eraldi, shqiptari i lindur në Itali, i cili së fundmi ndodhet shpesh në vendlindjen e prindërve për të realizuar ëndrrën e tij, të bëhet një artist i suksesshëm.