Ka shumë mistere në botë që nuk janë zgjidhur, ose nuk i është dhënë një përgjigje përfundimtare ende sot e kësaj dite. Një prej tyre është edhe misteri i “Trekëndëshit të Bermudës” që njihet ndryshe si “Trekëndëshi i Djallit”. Bëhet fjalë për një trekëndësh imagjinar, kulmet e të cilit janë Florida, Puerto Rico dhe Bermuda. Në këtë zonë të mistershme janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhjetëra anije dhe avionë dhe fati i tyre nuk dihet as në ditët e sotme. Legjenda e Trekëndëshit të Bermudës, e ka mahnitur botën që nga viti 1964, kohë kur u përmend për herë të parë ky term në revistën “Argosy”. Gazetar: Orest Floku