Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka bërë publike ditën e djeshme listën paraprake të lojtarëve që do të grumbullohen në kampionatin evropian që do të luhet gjatë verës në Gjermani. Numri 1 i stolit shqiptar preferoi të grumbullonte 27 lojtarë, por polemikat nuk kanë munguar duke parë se janë lënë jashtë listës emra të rëndësishëm si Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni apo Kedi Bare. Ndërkohë që risitë e kësaj liste janë Medon Berisha, lojtari i talentuar i Leçes dhe Amir Abrashi që prej kohësh nuk po grumbullohej më në kombëtare. Gjatë konferencës për shtyp Sylvinho u përpoq të shpjegonte edhe arsyet e zgjedhjeve të tij duke thënë se eliminatoret janë diçka tjetër në raport me europianin. Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj