Britania pritet të goditet nga erëra me fuqi 150 km/h gjatë asaj qe sipas metereologëve do të jetë stuhia më e fuqishme në vend prej gati një dekade. Me qindra fluturime janë anuluar, sipas “The Sun”, teksa stuhia Ciara po afrohet duke nxitur deri dhe paralajmërimet e ekspertëve për tornado.