Shqipëria u trondit nga një ngjarje e rëndë në qyetin e Vlorës që ndezi edhe njëherë sirenat e alarmit për atë që po ndodh me adoleshentët dhe rreziqet me tw cilat ata po pwrballen çdo ditë.Rinald Rakipaj, 40 vjec, ka rënë në duar e policisë së Vlorës, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale dhe ka nxitur përdorimin e drogës ndaj 3 vajzave adoleshente të moshës 15-16 vjecare. Uniformat blu kanë arrestuar Rakipajn, pasi dyshohet se ka shkuar në një nga hotelet e qytetit me vajzat adoleshente së bashku me një 33-vjecar, shtetasit F.Q dhe aty mendohet se ka kryer marrëdhënie me një nga vajzat, ndërsa janë konsumuar dhe lëndë narkotike. Të miturat kanë pranuar se kanë konsumuar lëndë narkotike, por jo se kanë pasur marrëdhënie seksuali. Përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore do të hedhë dritë mbi të vërtetëm. Rakipaj ka deklaruar se vajzat kanë shkuar me dëshirë me të. Denoncimi është bërë nga prindi i një prej vajzave.