Pozicioni i ish zv.kryeministres Belinda Balluku ndaj drejtësisë ka shkundur kupolën e Partisë Socialiste, teksa vetë kreu i saj Edi Rama, ndryshoi pas mbledhjes së grupit parlamentar pothuajse gjysmën e qeverisë Surpriza e ndryshimeve në qeveri ishte largimi i Elisa Spiropalit, një ndër emrat kryesorë të socialistëve dhe krah i djathtë i vetë kryeministrit. Spiropali vendosi të flasë vetë në seancë plenare, duke iu përgjigjur opozitës. Socialistët votuan ndryshimet e qeverisë ku Balluku u shkarkua nga pozicionet e saj në qeveri më 85 vota, por ajo që ra në sy ishte votimi kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit të vetë kreut demokrat Sali Berisha dhe Jozefina Topallit Për Sali Berishën ministrat e rinj janë mercenarë të Belinda Ballukut.