Për herë të parë, ata do të bëhen të gjithë bashkë! Çdo të diel, në orën 21:00, vjen "Ëndërrtjerrësit". Kujtime e të pathëna, pamje të patransmetuara kurrë më parë dhe një ribashkim i atyre që e kanë bërë Top Channel ekranin e të gjithë shqiptarëve. Nën moderimin e Ori Nebijaj, personazhet më të dashur të ekranit, por edhe ata që qëndrojnë pas kamerave, do të rrëfehen për 20 vitet e televizionit më të madh në vend, që përmes lajmeve e programeve, ka folur për të gjithë, me gjuhën e të vërtetës dhe ngjyrat e argëtimit.