Sot është dita e fundit e Ori Nebijaj në Përputhen. Gjatë gjithë këtyre javëve publiku është afesksionuar me të, po aq sa edhe stafi e konkurrentët. Komentet për të kanë qenë të shumta që në ditët e para, edhe duhet thënë që ka pasur mbështetjen e publikut në shumë opinione që ajo ka ndarë , në varësi të situatave që janë krijuar në program apo secilin konkurrent. Ori u kthye shpejt në një prezantuese shumë të dashur për të gjithë dhe sot, me lot në sy, ajo rrëfen emocionet e ditës së fundit në Përputhen. Sigurisht nuk ka munguar një surprizë për të dhe disa fjalë zemre nga Arjani dhe Neda, me të cilët ka ndarë studion gjatë gjithë kësaj periudhe.