Gjykata e Korçës ka lënë të hënën nën masën e sigurisë “arrest në burg” 46-vjeçaren e arrestuar më 3 qershor 2023, Alma Beqirin. Kjo e fundit akuzohet se se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro gjatë kohës që ishte agjente e një poste private, duke mbuluar zonën e Korçës dhe Pogradecit. Njëri nga avokatët e saj mbrojtës, Jordan Daci pretendon se klientja e tij nuk ka kryer vjedhje me anë të mashtrimit. Sipas tij, ka mosrakordim shifrash dhe dëmi monetar nuk është në vlerën 3 milionë, por 200 mijë euro dhe kërkohet auditim financiar i pavarur për të verifikuar shifrën.