Këtë vit do të mësohet numri i saktë se sa shtetas shqiptarë dhe jo vetëm jetojnë brenda territorit të Shqipërisë, sa meshkuj e sa femra, sa të arsimuar dhe jo, si dhe informacione të tjera. Të hënën, mbi 7 mijë e 500 persona të trajnuar kanë dalë në terren për të grumbulluar të dhëna të detajuara derë më derë. Qytetarët do të duhet të plotësojnë një formular ku kërkohet informacion i detajuar i cili duhet të plotësohet me korrektësi. Ata do të kontaktohen në telefon për të rakorduar një takim me grupet regjistruese dhe për ata të cilët nuk do t’i përgjigjen me korrektësi këtij procesi do të ketë penalitete. Gazetare: Ema Shazivari Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj