Qazim Doda lindi në Svircë të Malësisë së Gollakut. Shkollën fillore e kreu në Dardanë ndërsa në vitin e dytë të shkollës së mesme u përjashtua nga shkolla për shkak të veprimtarisë anti-serbe. Perfundoi shkollën e mesme në Shkollën “Edvard Kardel” në Gjilan. Për shkak të përndjekjeve, eshte larguar për në Lubjlanë të Sllovenisë. Aty filloi për herë të parë të merret me profesionin e gazetarisë. Artikulli I pare iu publikua në revistën Alternativa që botohej në Lubljanë. Paralel me studimet, ka punuar si gazetar në Shqipëri dhe në vendet të ndryshme të Evropës. Në Zvicër ka qenë redaktor i lajmeve në radion lokale “Kanali K” (në gjuhën gjermane). Që nga viti 2001 jeton në New York.