Shqiptarët tani po lënë vendin bashkë me familjet me qëllimin për të mos u kthyer më për të jetuar në atdhe. Të paktën kështu përkthehen shifrat e fundit nga INSTAT. Ky trend faktohet edhe nga rikthimet e ulëta nga kurbeti, të përgjysmuara krahasuar me vite më parë.