Camera Obscura- Stefan Capaliku; është njw vëllim me poezi ardhur së fundmi si një sublimim i armës, si një vrasje e pandërgjegjshme, e butë, e përshtatshme për një kohë të trishtuar dhe plot ankth. Capaliku paraqitet tërësisht si një autor bashkëkohor që beson se përmbajtjet e reja e çojnë natyrshëm drejt estetikave të reja. -Tirana, dje dhe sot- Roland Tasho; Tirana, vendlindja e shumë prej nesh ka ndryshuar shumë. Por dhe ajo e ndërrimit të sistemeve ka ndryshuar shumë. Është kjo një arsye më shumë për fotoreporterin e njohur Roland Tasho hartimi i një albumi me titullin “Tirana – dje dhe sot”. Pa qenë i vetëdijshëm për këto ndryshime të mëdha, Tasho ka fotografuar sa ka mundur qytetin e vendlindjes së tij.