“Covid-19”, ky është emri zyrtar i sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi, një emër ky i bërë me dijeni nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Fjala koronavirus i referohet grupit të viruseve që i përket. Vetë virusi është përcaktuar si SARS-CoV-2 nga Komiteti Ndërkombëtar për Taksonominë e viruseve. Studiuesit kanë bërë thirrje që të përdoret emri zyrtar, Covid-19, për të shmangur ngatërresat.