Këto janë çadrat e ngritura në oborrin e kishës së Shën Mëhillit ku janë strehuar 9 familje banesat e të cilëve janë prishur nga tërmeti. Këshillat e të gjithëve gjatë këtyre ditëve janë mbajta e higjenës dhe qëndrimi në shtepi. Por për këta banorë çdo gjë është ndryshe pasi qëndrojnë prej muajsh në çadra. Apeli i tyre i vetëm është që shteti të kthejë sytë dhe nga ata pasi deri më tani vetëm kisha i ka ndihmuar.