Andi Bushati i ftuar në Top Talk bëri një sintezë të aksionit politik të opozitës. Bushati aludoi për mundësinë e shantazhimit të drejtuesve të opozitës nga ndërkombëtarët për të braktisur rrugën radikale. Gjithashtu kritikat e tij shkuan edhe për qëndrimin e dyshes Basha-Kryemadhi për të mbajtur të njëjtin sistem zgjedhor që u jep atyre mundësinë te vendosin për listat e deputetëve që do të zgjidhen.